Provence, një rajon historik në Francën Juglindore, shtrihet në bregun e majtë të lumit Rhone në perëndim, shkon deri në kufirin italian në lindje dhe kufizohet në jug me Detin Mesdhe. E gjendur mes një terreni të tillë, Provence është një rajon modern, qyteti më i madh në rajonin e Marsejës që më shumë se gjithçka, ka fusha të tëra me levander (lule livando, siç njihet në vendin tonë). Një nga rajonet më madhështore evropiane, Provence, mes shumë bimëve indigjene, më shumë është krenare për tokat me lule levander. Fushat e gjëra me lavander aromatike tërheqin me mijëra vizitorë çdo vit, sidomos në periudhën e verës. Kështu ka ndodhur edhe këto ditë duke tërhequr në këto plantacione dy mysafire, një nga Shqipëria dhe një nga Milano.

Alketa Vejsiu është zhvendosur për disa ditë në jug të Francës, pikërisht në këtë vend, për një projekt special, të cilin, për momentin do që ta ruajë surprizë. Pjesë e këtij projekti është edhe bloggerja dhe fotografja e njohur Zhana Bianca. Me origjinë nga Moska, por prej vitesh studimi dhe pune në Milano, Zhana është e njohur për fotografi të famshme të kopertinave dhe markave prestigjioze Vogue, Dior, Ferragamo, Pinco Pallino, Levi’s, Diesel, etj.

Pasi ka studiuar në Milano për fotografi dhe design, Zhana e tregoi shumë shpejt pasionin e saj dhe ndikimin absolut në botën e modës, aq sa sot, pas shumë vitesh eksperiencë, Zhana është një emër reference kur është fjala për kontrastet sa të forta, aq dhe të jashtëzakonshme të ngjyrave – shije unike që rrallë është kaq origjinale te fotografë të tjerë.

Aktualisht, Alketa dhe Zhana ndodhen në luginën e Provance-s, një prej më të mëdhave jo vetëm në Francë, por edhe në botë për plantacionet e kësaj luleje të veçantë dhe aromatike. Në disa foto të shpërndara në profilin e saj në Instagram, Alketa shkruan: “Ka qenë një ëndërr për mua ta takoj këtë fotografe dhe bloggere unike që ndan ngjyrat dhe parfumet e jetës dhe që më ka frymëzuar! Në një set të paparë fotografik për një projekt të veçantë!” /Revista Class