Alketa Vejsiu, një nga moderatoret më të njohura shqiptare të spektakleve të rëndësishme në vend, është shfaqur fundjavën e kaluar në plazhet e Jugut së bashku me familjen dhe të afërm të saj.
Mbase Alketa nuk e ka shumë qejf diellin, ose mund ta bëjë për të mbrojtur lëkurën nga plakja, siç bëjnë dhe shumë këngëtare dhe artiste edhe me famë botërore, të cilat kanë deklaruar që nuk ekspozohen në diell pasi kanë lëkurë shumë të bardhë dhe delikate.
Por, pavarësisht diellit, Alketën nuk e ka penguar asgjë që të luajë në rërë dhe në ujë me fëmijët, të cilët si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, ishin pajisur mirë me lojërat e plazhit.
Ajo që vëmë re nga fotot është edhe forma shumë e mirë fizike e Alketës, edhe pse ka lindur dy fëmijë. Elegante, me këmbë të gjata, Alekta është jo vetëm një nga femrat më të zonja të ekraneve shqiptare, por edhe shumë e pashme.





