Ministrja Besa Shahini ka përcjellë pak ditë më parë disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant, shokëve, mësuesve e familjarëve të tyre.
Sipas ministres, rregulli i parë është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5 – 2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.
Ndërkohë që siç shihet dhe nga fotot më poshtë, klasat janë pajisur me alkool në çdo bankë, shenjta e distancimit dhe afishimin e rregullave.





