Konsumimi i alkoolit tej normave të lejuara i ka kushtuar lirinë një të riu nga Durrësi.

25-vjeçari A.M. ndodhej në kryeqytet, kur është ndaluar nga efektivët e policisë rrugore, në rrugën “Ferit Xhajko”.

I riu i është nënshtruar testit të alkoolit, gjë që nxorri në pah se ai po drejtonte në gjendje të dehur mjetin e tij, tip “Opel”.

Efektivët arrestuan në flagrancë të riun dhe e shoqëruan atë në komisariatin e policisë.