Festat e fundvitit po afrojnë dhe pak javë na ndajnë tashmë edhe nga Krishtlindjet e shumëpritura. Si gjithmonë, kur afrohet kjo periudhë e vitit, mood-i ynë ndryshon dhe atmosfera bëhet më e bukur me këngët ikonike që i kemi dëgjuar ndër vite, siç është “All I want for Christmas” nga Mariah Carey.

Në një duet me këngëtarin Khalid, Mariah Carey ka publikuar sot, një baladë dashurie të titulluar ‘Fall in love at Christmas”, që mendohet se do të zëvëndësojë “All I want for Christmas”.

Fall in Love at Christmas, do të dalë këtë të premte!

Jam shumë mirënjohës dhe mirënjohës që kam punuar me dy legjendat @mariahcarey & @kirkfranklin Mezi pres që të gjithë të dëgjojnë!”,- ka shkruar Khalid në Instagram.

Deri tani, kënga i ka kaluar 80 mijë klikime në Youtube.

Fansat e kanë dashuruar këtë projekt të ri dhe s’kanë munguar komentet në Youtube, ku shprehen se që tashmë nisi të ndihet atmosfera e Krishtlindjeve.