Itali, 18 prill 2014 – Massimiliano Allegri ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për sezonin e ri, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Ish strategu i Milanit, i shkarkuar nw muajin janar, do të fillojë një aventurë të re në bankinën e ekipit nga White Hart Lane dhe me vete do ta marrë edhe Mauro Tassottin, në rolin e asistentit. Allegri në periudhën e fundit ka filluar të studiojë gjuhën angleze dhe ka vizituar disa herë Londrën.

Kështu i vjen fundi spekulimeve se Allegri do të jetë pasardhës i Cesare Prandellit, i cili ka vazhduar kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC). Por, interesimi nga Tottenham është shumë konkret dhe Allegri duket se është bindur nga drejtuesit e klubit londinez. Ai do të ketë detyrë të vështirë në White Hart Lane pas një sezoni dëshpërues dhe dështimin e Andre Villas-Boas.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/