Massimiliano Allegri ishte një nga emrat më të lakuar në këtë merkato dimri, një trajneri i lirë i cili në mënyrë të prerë refuzoi çdo ofertë të ardhur në drejtim të tij.

Një prapaskenë e bujshme zbulohet nga e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës Allegri ka refuzuar as më shumë e as më pak por Barcelonën.

Sipas “AS”, drejtuesit e klubit blaugrana kanë negociuar me Allegrin përpara se ti besonin stolin Quique Setien. Allegri refuzoi ofertën e Barçës duke mos pranuar të jetë pasuesi i Ernesto Valverdes por i qëndroi besnik idesë së tij për të qëndruar një vit pushim.

Allegri ia bëri të qartë këtë ide drejtuesve të klubit duke i theksuar ndër të tjera se mund ta bënte diçka të tillë në fund të sezonit. Përballë një refuzimi të tillë dhe pa trajner, Barcelona kaloi tek plani B duke ulur në stol, Quique Setien.