Pothuajse dy vjet pas lamtumirës nga Juventusin, Massimiliano Allegri kthehet të flasë për arsyet e këtij “divorci”, që e konsideron normal, pas një bashkëpunimi të frytshëm 5-vjeçar.
“Lamtumira ndaj Juves ishte një gjë e natyrshme dhe më vjen keq që e shoh Juventusin të humbasë. Jam shumë i lidhur me Juven. Ne arritëm në përfundimin se duhet të ndaheshim, kishte një larmi pikëpamjesh. Ramë dakord pothuajse në gjithçka.
Zgjedhja u bë nga presidenti, me të drejtë. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Andrean. Nuk e dija që do të kishin zgjedhur Sarrin. Pas 5 vitesh është e vështirë të përcjellësh të njëjtat gjëra pa pushim, është një arsye pse ata vendosën të më ndryshonin.”
”Trajneri i Juventusit më pas u përqendrua tek ardhmja e tij dhe refuzimi i ofertave të rëndësishme, ku spikat ajo e e Real Madridit.“E ardhmja? Ende nuk di asgjë. Shpresoj të kthehem në qershor. Tre vjet më parë Real Madridi më telefonoi, por i kisha dhënë fjalën Juventusit se do të qëndroja në Torino. Kam refuzuar edhe oferta të tjera”.
Ish-trajneri i Juventusit gjithashtu foli edhe për Paulo Dybalan, rolin e tij në fushë.“Kur luaja te Pescara, mësova një gjë: isha një trekuartist dhe trajneri më tha se, nëse doja të luaja në një nivel të mire, duhej të kthehesha sepse përpara kisha më pak hapësirë.
Që kur Dybala erdhi tek ne, i thashë se nuk mund të bënte qendërsulmuesin tek Juvja. Në Palermo luante në atë pozicion, por ishte 50 metra larg portës. Tek Juvja do të haste shumë vështirësie. Me një qendërsulmes krah tij, është i jashtëzakonshëm.”





