ITALI– Tekniku i Milanit, Massimiliano Allegri shpreson se skuadra e tij mund të arrijë treshen e parë të renditjes së Serisë A në fund të këtij sezoni, duke siguruar kështu një biletë për në Champions League. Kuqezinjtë janë ngjitur gjashtë pozicione në renditje pas atij starti zhgënjyes dhe Allegri shprehet i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij ka reaguar muajt e fundit.

“Ne po kalojmë një moment mjaft të mirë dhe po arrijmë të marrim rezultatet e dëshiruara. Pas atij fillimi zhgënjyes ku humbëm shumë pikë, tashmë jemi në një pozitë krejt tjetër”,- tha tekniku i kuqezinjve. 

“Kur fati të kthehet kundër është e vështirë që të rikthehesh në nivelet e larta, por ka ende kohë dhe duhet të presim se si do të shkojnë gjërat për ne deri në fund të sezonit. Tashmë klubi i ka përcaktuar mirë ambiciet e tij dhe ne duam që të renditemi në treshen e parë, edhe pse duket si një mision i vështirë”,- përfundoi tekniku i kuqezinjve. Milani aktualisht po përgatitet për sfidën në transfertë ndaj Atalantës, e cila do të zhvillohet ditën e dielë.