DURRËS, 23 shkurt 2015
23 shkurt 1899 – Emil Zola u burgos në Francë pasi shkroi "J'accuse", letër përmes së cilës akuzoi qeverinë e Francës për anti semitizëm dhe gabimisht burgosjen e kapitenit Alfred Dreyfus.
23 shkurt 1919 – Benito Mussolini themeloi Partinë Fashiste në Itali.
23 shkurt 1934- Léopold III u bë mbret i Belgjikës.
23 shkurt 1938 – Në Kuvajt janë zbuluar burimet e para të naftës.
Fraza e ditës
Fjalët e mira janë të shkurtëra dhe të lehta të thuhen, por jehona e tyre është e përjetshme.
(Nënë Tereza)
Proverb
Çdo grua fsheh një shpirt rebel.
Fjalor mitologjik
E bukura e detit – Ashtu si në krijimet e tjera popullore, edhe në krijimet me tematikë dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumë vlera ku personazhet shndërrohen në breshka, gjarpërinj, shtazë, mjellma, drunjë, etj. Besimi i shndërrimit metamorfozik të njeriut, padyshim, i takon antikës së lashtë, kur mjetet e prodhimit ishin shumë modeste, kur, përveç tjerash, vetëm hapësira detare kishte disa zotfuqi, të cilat në rastet e shumta ishin fisnike, mëshirë mëdha dhe bamirëse të detarëve. Procesi tipik i metamorfizimit në krijimet me motive dhe me tematikë detare pasqyrohet dendur në vlerën shqiptare. E bukura e Detit – Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar në breshka. Përmbajtja e saj e rrudhur është kjo: Mbreti i tha djalit që të martohet me atë vajzë ku të bie heshta e shigjetës. Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, pa që aty në breg të detit, nën një fik, ku kishte rënë heshta, rrinte një breshkë e madhe. Ky e çoi në shtëpi dhe pas gjuetisë së peshkimit, kthehet në pallat dhe i gjen tërë punët e shtëpisë të kryera. Të nesërmen u fsheh dhe soditi se nga breshka dilte një femër e bukur "si hyri deti", "E bukura e dheut". Në këtë krijim shpirtëror, aftësia estetike e popullit shqiptar në pasqyrimin e të madhërishmes është e lartë, me tipare të pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera të saj, ua tejkalojnë tipareve fizike dhe morale të Penelopës së Homerit. Hyrija e Detit, kur bie në kthetrat e mbretit, nuk flet nëntë vjet, për hir të humbjes së burrit.
Kureshti mbi njerëz të shquar
Johann Carl Friedrich Gauss (30 prill 1777 — 23 shkurt 1855) ishte një matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë teorinë e numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, elektrostatikën, astronominë dhe optikën. Nganjëherë i njohur si "princi i matematikës",
Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë.





