DURRËS, 4 mars 2015
4 mars 51 – Neroni i cili më vonë u bë Perandor Romak, fitoi titullin
princeps iuventutis (kryetarë i rinisë).
4 mars 1351 – Ramathibodi u bë mbret në Siami.
4 mars 1519 – Hernan Cortes arriti në Meksikë gjatë kërkimit të civilizimit dhe pasurisë azteke.
4 mars 1997 – Presidenti amerikan Klinton ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.
4 mars 2008 – Hollanda dhe Suedia zyrtarisht njohën pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Fraza e ditës
Më mirë mbaji hundët në një libër se sa në punët e të tjerëve.
(Adam Stanley)
Proverb
Burri është koka, kurse gruaja qafa.
Kureshti mbi njerëz të shquar
Lutius Domitius Ahenobarbus Nero Claudius Caesar, i njohur si Neron, Perandor romak që u dallua për aventurat dhe mizoritë e tij të përbindshme. Neroni ka lindur 37-68, ishte perandori i fundit i dinastisë Jul-Klaude, e cila mbretëroi pas vdekjes së Augustit. Që në moshë shumë të re, nëna e tij, Agripina, e edukoi me mësues të mirë: Senekën dhe Burhusin. Por sapo u çlirua nga ndikimi i tyre, Neroni u shthur dhe u bë ekstravagant. Sjellja e tij e bëri jopopullor. Pasioni i Neronit për garat me karroca dhe për teatrin, në të cilat merrte pjesë si një skllav vulgar, e ofendoi rëndë fisnikërinë romake. Neronin e kanë bërë përgjegjës për vrasjen e nënës së tij, për djegien e Romës dhe për persekutimin e krerëve të të Krishterëve. Mbretërimi i tij përfundoi në një kaos revoltash dhe komplotesh, të cilat e zhytën Romën përsëri në luftë civile.
Neroni u shpall perandor nga pretorianët, kur ishte në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nëna e tij, Agripina, kishte siguruar ngritjen politike të djalit të saj, duke helmuar rivalët e tij dhe ka shumë të ngjarë edhe burrin e saj, perandorin Klaud. Historiani romak Sueton thotë se Agripina donte të kishte ndikim të plotë mbi djalin e saj, Neronin. Ajo i vuri si tutor stoiukun Seneka. Seneka dhe Burhusi, të cilët ishin gjykatës, sigurojnë në vitet e para të principatës një administrim të efektshëm. Neroni e kalonte të gjithë kohën duke u marrë me aktivitetet e tij të preferuara, këngën dhe teatrin, të cilat aristokracia romake i gjykonte si të padenja për një princ.Por Neroni u lodh shpejt nga detyrimet që impononte pushteti dhe vendosi të bënte sipas kokës së tij.
Neroni tentoi shumë herë të vriste Agripinën. Ai përdori pa sukses mënyra shumë të komplikuara, si tavane dhomash që shemben ose anije që mbyten. Në fund ai dërgoi ushtarë në banesën e nënës së tij. Edhe në këtë rast ekstrem, Agripina, e mori situatën në dorë. Ajo tregoi vendin ku vrasësit e saj donin ta godisnin: barkun që kishte mbajtur djalin e saj. Neroni urdhëroi ekzekutime të shumta pa gjyq, disa për të ndëshkuar komplotin e aristokracisë romake, të drejtuar nga Pizoni, disa pa ndonjë arsye tjetër, përveçse paranojës së tij.
Seneka ishte viktima më e spikatur e komplotit të Pizonit, sepse Neroni i dha urdhër që të vriste veten. Sipas historianit romak, Taciti, Seneka u bind, duke ndjekur kështu traditën stoike: ai preu damarët, pastaj filloi të diktonte një kumtesë, ndërsa gjaku i rridhte nga kyçet. Tashmë i papenguar nga askush, Neroni u la rrugë të lirë pasioneve të tij. Vendimet e tij politike inkurajuan ndjekjen e zakoneve helenistike dhe preferencën për rreptësinë romake. Ai krijoi lojëra në stilin grek, madje, ngjitej edhe vetë në skenë, si në Romë, ashtu dhe në Greqi. Të gjithë dëshmitarët tallen me aspiratat e tij artistike. Taciti lë të kuptohet se poemat e Neronit përmbanin fjalët që thoshin, gjatë darkës, të ftuarit e tij. Pilostrati e pikturon duke u dridhur nga frika para se të luante përpara publikut grek.Suetoni siguron se zëri i tij ishte ”i dobët dhe i paqartë”,me gjithë ushtrimet që bënte dhe regjimin që mbante.Sidoqoftë, mbretërimi i Neronit solli një zhvillim të ri të letërsisë, e cila përpiqej të imitonte shekullin e Augustit.
Fjalor mitologjik
Nana e votrës – Një nga hyjnitë më të lashta të mitologjisë shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare të zvetënuara të një hyjnie shumë të lashtë të vatrës, me origjinë mga matriarkati. Fillimisht ajo ishte një figurë positive. Madje, ngandonjëherë Nana e Votrës quhej edhe ”të tretat e vatrës”, pra tri motrat që paërcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Më vonë dhe, sigurisht, me fillimin e rendit të patriarkatit, vetitë e saj ndryshuan. Ashtu siç përfytyrohet tani, Nana e Votrës u rrëfehet plakave që rrinë shumë vonë natën duke tjerrur li ose lesh. Ajo fanitet në trajtën e një plake të keqe flokthinjur që rri gërmuq bri vatrës. Ndodh që, kur ngrihet nusja në mëngjes për të ngrohur ujë, sheh në vatër një plakë që kreh flokët me krëhër apo që tjerr. Nusja kujton se është e vjehrra: i flet, por ajo s’përgjigjet. Kështu ajo e kupton se është Nana e Votrës. Po të gjejë ndonjë fëmijë kur kreh flokët, ajo e kap dhe i nxjerr sytë me krehërin e saj të hekurt. Në zona të ndryshme njihet edhe si: E Ëma e Vatrës, Shtriga e Vatrës, Plaka e Vatrës (Mat), Shtriga, Shtrigat, Nëna e Vatrës (Tomorricë), Nënat e Vatrës, Mëmat e Vatrës, Xhuxhet eVatrës (Myzeqe), Mëma e Vatrës (në fshatrat e Vlorës) etj.
Frutat e muaji mars
Avokado, lime, mollë, fruta të thata, klementina.





