Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi zbuloi para pak ditësh përmesdisa fotove në Instagram ku shfaqej pranë bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Së fundmi Abazi ka treguar se ndryshe nga hera e parë, kur ishte në pritje të ëmbël me Efehan, në shtatzëninë e dytë nuk është ndjerë shumë mirë.
Ajo shprehet në disa postime në Instagam se ka shumë gjumë dhe nga këto shenja që Almeda ka treguar, një pjesë e mirë e fansave të saj shprehen se ajo do të bëhet këtë herë nënë e një vajze.
“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, është shprehur Almeda.





