Pasi solli në jetë djalin e saj Efehan në maj të 2019-ës, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi iu përkushtua tërësisht të voglit, duke hequr dorë nga të gjitha projektet e saj për një arsye të fortë.

Gjatë një interviste së fundmi për mediat turke, Almeda ka treguar se ka vendosur të bëjë një sakrificë për familjen, duke hequr njëherë e mirë dorë nga aktrimi, për të qëndruar më shumë me partnerin dhe djalin e saj, shkruan revistawho.com.

“Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj. Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”, është shprehur ajo.