Almeda Abazi jeton prej vitesh në Turqi, aty ku tashmë ka krijuar dhe familjen e saj me aktorin e njohur Tolgahan Saysman. Në qershor ata u bënë prindër për herë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina.
Megjithatë, modelja rikthehet herë pas here në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe ditët e fundit. Almeda ka vizituar këtë javë vendin tonë së bashku me partnerin.
Ka qenë vetë aktori që ka ndarë një foto nga Vlora duke zbuluar se po kalojnë pak kohë pushim në këtë qytet bregdetar, duke postuar foto e video në Instagramin e tij, duke iu treguar kështu bukuritë e vendit tonë ndjekësve, të cilët sigurisht janë më shumë turq.
Almeda nga ana tjetër, veç peizazheve të postuara, ka publikuar edhe një video me Tolgahan.