Pak ditë pasi bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi njoftoi se ishte në pritje të ëmbël, sot ka ndarë me ndjekësit gjininë e bebit.
Përmes një videoje në Instagram, ku shfaqet me të shoqin, aktorin Tolgahan Sayisman dhe familjarët e tyre, Almeda ka zbuluar se do të sjellë në jetë një vajzë.
“E bekuar”– shkruan ajo krah videos, në të cilën Tolga ka hapur një kuti ku ishin rroba foshnjeje në ngjyrë të kuqe.
Kujtojmë që Almeda dhe aktori i njohur turk janë prindër të vogëlushit Efehan, i cili tashmë do të bëhet me një motër.





