Një ngjarje shokuese ka tronditur mëngjesin e sotëm Austrinë, ku tre vajza të vogla kanë mbetur të pajeta, teksa dyshohet se pas këtij krimi makabër fshihet nëna e tyre.
Ishte vetë e ëma e të ndjerave ajo që telefonoi policinë. Siç thuhet në një deklaratë të policisë së Vienës, “në orën 5:20 të mëngjesit një grua mori në telefon dhe tha se kishte vrarë tre vajzat e saj. Më tej shtoi se donte të vriste edhe veten”.
Oficerët shkuan në apartament ku edhe arrestuan gruan, e cila u gjet me disa plagë. Vajza 8-muajshe dhe ajo 3-vjeçare u gjetën pa shenja jete, ndërkohë që vajza tjetër, 9-vjeçare, ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi dot të shpëtonte.
Mbetet ende enigmë se ç’arsye e shtynë gruan t’u merrte jetën barbarisht vajzave të saj.