Përpara 2 vitesh, Fernando Alonso bëri ndoshta zgjedhjen më të gabuar sepse me kalimin te McLaren Honda, piloti spanjoll dy herë kampion Bote në Formula 1 po përjeton periudhën më të keqe të karrierës së tij. Ky është viti i 3-të i Alonsos me skuadrën angleze që pas rikthimit te McLaren por 35-vjecari mezi po pret të përfundojë edhe ky sezon i Formula 1, për tu larguar nga shigjetat e argjendta. Alonso është në vitin e tij të fundit të kontratës me McLaren-in, por kjo që po kalon te skuadra angleze është një torturë e vërtetë për spanjollin sepse gjatë këtyre viteve Alonso nuk ka patur asnjëherë në dispozicion një makinë kompetitive për të garuar në nivelet më të larta.
Madje në këtë sezon McLaren-Honda është zhytur në mediokritet me 2-herë kampionin e Botës që pas 8 garave të para ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Por edhe pse ka prishur imazhin e tij në këto 3 sezone te McLaren, Alonso është ende një pilot shumë i kërkuar në merkaton e Formula 1. Ish piloti i Ferrarit dhe Renault, duhet të vendosë në muajt e ardhshëm se cila do të jetë e ardhmja e tij. Mercedes e dëshiron në skuadër ashtu si edhe Ferrari me drejtuesit e kokëkuqes që janë gati ti hapin rrugën e rikthimit Alonsos. Për spanjollin ka interes edhe nga Ëilliams e Renault, por Alonso ende nuk ka vendosur se cilën skuadër do të zgjedhë për të vazhduar karrierën në Formula 1. E sigurtë është që 35-vjecari do ta largohet nga McLaren-i në fund të këtij sezoni.