Fernando Alonso triumfoi sot në garën 6-orëshe të botërorit Endurance të zhvilluar në pistën belge të SPA. Gara u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, teksa binte dëborë dhe pista ishte e rrëshqitshme.
Gjithsesi, piloti spanjoll bashkë me dy shokët e tij të makinës, Sebastian Buemi dhe Kazuki Nakajima, kanë triumfuar në garën e parafundit të këtij sezoni.
Në këtë mënyrë, titulli kampion në botërorin Endurance po bëhet gjithnjë e më prekshëm për Alonson me shokë. Atyre do t’u mjaftojë një vend i katërt në garën e fundit sezonale, atë 24-orëshge të la Mansh për t’u shpallur kampionë me makinën Toyota TS050 Hybrid.
Ndërkohë që, vetë skuadra Toyota e siguroi që sot titullin për konstruktorë. Gara u ndërpre për një moment për shkak të dëborës që nisi me dëndësi të madhe. Gjithsesi, Alonso nuk dështoi në një pistë të cilën ai e njeh mirë, pasi ka garuar më parë aty si pilot i Formula 1.
Kjo ishte gara e parafundit e spanjollit në botërorin Endurance, pasi ai ka deklaruar se pas garës së La Manshit do të mbyllë aventurën në këtë kampionat.