Katër alpinistë që u ngjitën në malin e Gramozit, janë ndihmuar nga policia dhe banorët e zonës pasi hasën vështirësi në kthim për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Alpinistët, njëra prej të cilëve një vajzë, kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford” në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit.

Forcat e policisë së Kolonjës, të policisë kufitare Shtikë dhe të Emergjencave Civile, së bashku me banorë të zonës u nisën drejt alpinistëve për t’u ardhur në ndihmë.

Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 metra të malit të Gramozit, dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

Raportohet se të katërt janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u akomoduan në qytetin e Ersekës.