Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominuese në të gjithë territorin e Shqipërisë përgjatë gjithë 24-orëshit.
Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës.
Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet që vranësirat të jenë të shpeshta, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë te rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit, por do të ketë dhe intervale me vranësira të lehta. Pritet që pas mesdite gradualisht vranësirat e pakta të bëhen më të dukshme.
Republika e MV parashikohet të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24-orëshit. Gjatë paradites orët me diell pritet të jenë të shumta në territorin e MV. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin kalime të pakta vranësirash.
Mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta Europa Lindore dhe Veriore, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë rrebeshe shiu. Po ashtu në dominimin e motit të paqëndrueshëm paraqitet dhe qedra e kontinentit. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.