Altin Dani i vetëdorëzuari pak minuta më parë, nuk është një person i panjohur nga policia e Tiranës. Dani ishte pjesë e ngjarjes së ndohur në kryeqytet më 5 janar të 2015 në rrugën “Islam Alla”, ku u vra një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Viktima ishte Arianit Sterio 41 vjeç, i cili u vra në një rrugicë mes Rrugës së Kavajës dhe “Myslim Shyrit”. Ai u vra pasi bëri atentat ndaj Pajtim Serjanit. Ky i fundit bashkë me Altin Danin mbetën të plagosur, ndërsa atentatori u vra nga punonjësi i policisë, i cili ndodhej në një tavolinë me, ta Roland Meta.

Ishte e njëjta natë kur iu bë atentat Emiliano Shullazit, i cili po kthehej nga Kruja në Tiranë pasi mori vesh për ngjarjen që i kishte ndodhur miqve të tij.