Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, ku do të raportojë për korrupsionin në vend.

Dumani ka qenë i shoqëruar edhe me dy prokurorë të tjerë të posaçëm.

Ndërkohë më herët ka mbërritur edhe kryeprokurori Olsian Çela, ku edhe ai do të raportojë për krimin në vend.

Po ashtu do të raportojë edhe kreu i ILD, Artur Metani edhe kryetaret e KLP dhe KLGJ.

Më pas secili drejtues institucioni do të marrë pyetje nga deputetët.