Kreu i ri i SPAK Altin Dumani merr sot zyrtarisht detyrën e tij.
Dumani prezantohet sot zyrtarisht me stafin, ndërsa Arben Kraja, i cili mbante postin e kreut do të jetë prokuror i thjeshtë në këtë strukturë.
Altin Dumani: Për secilin prej nesh këto 3 vite kanë qenë shumë të vështira, pasi na është dashur të përballemi me shumë sfida dhe vështirësi. Pavarësisht këtyre vështirësive secili prej nesh ka patur kontributin e tij në rezultatet e Prourorisë së Posaçme, ndaj iu shpreh mirënjohjen time për angazhimet dhe sakrificat tuaja.
Pas këtyre tre viteve Prokuroria e Posaçme do të kalojë në një fazë tjetër që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar.
Tashmë kemi një prokurori të plotë në përbërje të së cilës jemi 17 prokurorë, kemi Byronë Kombëtare të Hetimit funksionale. Kemi dhe diçka tjetër pozitive, që kemi fituar eksperiencë në këto tre vite punë.
Dumani u zgjodh si kreu i ri i SPAK të premten, më 16 dhjetor, me 5 vota pro.