Në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se mbi 50% e çështjeve që kanë pasur në fokus zyrtarë të lartë janë mbyllur me vendime të formës së prerë.

Sipas tij. presionet e ardhura nga politika nuk kanë ndikuar në punën hetimore të Strukturës së Posaçme.

Gjatë fjalës së tij, por edhe pyetjeve përgjigjeve me studentët, Dumani tha se fatkeqësisht iu është dashur që të vënë para përgjegjësisë edhe kolegë të tyre, me të cilët, kanë pasur edhe raporte shoqërore.

Dumani ngriti edhe shqetësimin për mosrikandidimin e prokurorëve të posaçëm në përfundim të mandatit, duke e cilësuar këtë si një mangësi që mund të krijojë anomali në funksionimin e strukturës. Sirnkon

Në përfundim të mandatit të tij, Dumani ndihet i kënaqur me punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të luftës kundër korrupsionit mes zyrtarëve të lartë dhe godithes së krimit të organizuar në vend.