Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka udhëtuar drejt Athinës për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave. Konferenca zhvillohet në kryeqyetin grek nga datat 24-26 shtator 2024.
Gjatë këtij aktiviteti, Altin Dumani zhvilloi një takim shumë me administratoren e DEA-s, Anne Milgram.
Gjatë këtij takimi, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.
Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.
Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.