Altin Dumani zgjidhet zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Posaçme.
“Me datë 10 qershor 2022 u zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite: “Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”. Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët, në mënyrë unanime, propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi: “Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK.