TIRANE, 25 nëntor 2013  – Një konflikt mes kreut të Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Altin Goxhaj dhe gazetarit Vladimir Thano ka degjeneruar deri në përleshje fizike mes tyre. Burime nga policia bëjnë të ditur se Goxhaj dhe Thano janë shoqëruar në komisariatin Numër 3,  ku po merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Avokati mbrojtës i Goxhajt, Isuf Shehu, pretendon se nuk është lejuar të takojë klientin e tij, ndërsa në komisariat kanë mbërritur edhe dy ekspertë të Avokatit të Popullit. Në komisariatin Numër 3 ishin edhe disa deputetë të Partisë Demokratike. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi e konsideroi politik shoqërimin e avokatit Altin Goxhaj në polici, pasi ai njihet si një ndër zërat më kritik të qeverisë Rama. 

“Erdhëm pasi u shqetësuam për arrestimin e një prej zërave më kritik të qeverisë Rama. Folëm me Goxhaj, ka patur një konflikt banal. Arrestimi është politik. Nuk lejojmë shtetin policor të Ramës.”- deklaroi Bumçi 

Sipas burimeve nga komisariati i policisë, pasi të merret në pyetje, Altin Goxhaj pritet të lihet i lirë.