05 mars 2015 – Altin Greca banues në Peruxhia u arrestua nga policia italiane duke u shitur drogë të miturve. Altini u arrestua në flagrancë, kur sapo u kishte shitur disa doza kokaine dy të miturve romë. Atij ju kapën në trup 4 doza të tjera kokaine dhe 140 euro të dyshuara si të fituara nga shitja e kokainës. Në celularin e tij u gjetën dhjetra mesazhe nga “klientët”, që blinin kokainë prej tij. Pikërisht numrat e celularëve dhe SMS-të e gjetura në telefon rezultojnë mjaft të dobishme për hetimet e më tejshme të policisë.

Altini ka një sërë precedentësh penalë. Në dhjetor 2014 ai u kap nga policia duke shitur disa doza kokainë po në Peruxhia. Në shkurt 2010 u arrestua nga policia, sepse po ngiste një Mercedes, ku për pasagjere kishte tre prostitute rumune. Gjatë kontrollit trupor ju kap një pistoletë e markës Beretta kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.

/Gj.Th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/