Itali, 14 prill 2014 – Policia italiane në zonën gjermanofone të Bolzanos ka ndërmarrë një operacion antidrogë, si rezultat i të cilit u neutralizua një bandë italo-shqiptaro-marokene trafikantësh droge.

Banda kishte si bazë operative të shpërndarjes së drogës një dyqan mishi i llojit “Hallall”. Në të punonte një maroken, që shërbente edhe si “magazinier” i drogës. Bashkë me marokenin u arrestuan edhe 3 italianë dhe Altin Komi 39 vjeç.

U sekuestruan 3,2 kilogramë hashash, 30 gramë kanabis dhe 50 gramë kokainë dhe 3255 euro në kesh, që mendohet se janë rezultat i trafikut të drogës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/