DURRËS, 20 tetor 2014– Karabinierët e Padovës në Rrugën Breda kontrolluan në trup Altin L. 39 vjec, i cili po vuante masën e sigurisë arrest shtëpie. Altini jo vetëm, që kishte thyer masën e sigurisë, por edhe merrej me shpërndarje droge. Gjatë kontrollit ju gjetën 2 000 euro të fituara nga shitja e një sasie të vogël kokaine. Falë kontrollit në banesë u gjetën 700 gramë hashash, 80 gramë kokainë dhe materiale për ambalazhimin e drogës. U sekuestruan edhe 20 000 euro të tjera si të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës. Pas arrestimit për thyerje të masës së sigurisë dhe për drogë, Altini u dërgua në Burgun “Due Palazzi” të Padovës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





