Prej disa muajsh qarkullon lajmi se Elgit Doda dhe Klea Huta mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre. Burimi për këtë informacion? Fakti që prej kohësh dyshja nuk kanë më asnjë foto të njëri-tjetrit në Instagram-et e tyre personale.
Megjithatë, ata vazhdojnë të ndiqen dhe me pak hulumtim, mund të shikosh se së fundmi i kanë komentuar njëri-tjetrit nëpër postime.
Por, nëse nuk mjaftojnë këto dëshmi për të hedhur poshtë aludimet, Klea Huta e bëri dhe vetë një përgënjeshtrim të tërthortë në postimin e para disa orëve.
Ndër foto, moderatorja ka shkrepur një foto të dorës, ku një prej unazave duket si ajo e martesës.






