DURRËS, 7 dhjetor 2014 – Në Fushë-Krujë hapet zyra e re e ALUIZNI-t të qarkut Durrës-Krujë, tha drejtori Flamur Gjuzi. Para dy ditësh, në bashkinë e Fushë-Krujës u shpërndanë leje legalizimi për banorët, të cilët kishin ndërtuar pa leje shtëpitë e tyre. Gjuzi u shpreh se vetëm për muajin nëntor 2104 janë bërë 100 leje legalizimi, që së bashku me lejet e dhëna këta 6 muaj. shkon në 460 numri i certifikatave të lëshuara, e barabartë me lejet e dhëna në 8 vjet (450 leje), në qeverisjen e mëparshme.
Në këtë në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe drejtori i përgjithshëm Artan Lame, të cilët kanë vizituar edhe mjediset e reja të zyrës në Fushë-Krujë. Një qytetar, që ndodhej në zyrën e legalizimit në Fushë-Krujë për të tërhequr certifikatën, tha se aplikimin e parë e kishte bërë para 10 vitesh, ndërsa tani shprehet i befasuar, kur 10 ditë pasi kishte ribërë aplikimin, e kishin telefonuar për t’i thënë se certifikata ishte gati.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





