Në një dalje publike të fundit për 2018-ën drejtori i ALUIZN-it,  Arben Isaku deklaroi se janë 3000 dosje legalizimi që janë mbyllur procedurat  nga kjo drejtori në Durrës, ndërkohe që një pjesë e vogël janë skualifikuar për shkak se bien ndesh me ligjin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Isaku është shprehur se afro 30 ndërtime dhe ngrehina që nuk kanë pasur qëllime banimi, nuk do të legalizohen.

Drejtoria e ALUIZN-it do të vazhdojë punën me orar të zgjatur edhe gjatë ditëve të fundit të vitit, duke i bërë thirrje personave të interesuar që të presin inspektorët e këtij institucioni për kryerjen e procedurave në terren.

Në qytetin e Durrësit vazhdon të jetë e bllokuar zona A ku nuk mund të kryhen legalizime të ndërtimeve pa leje, ndërsa në zonën B po shqyrohen pjesë-pjesë.

K.H.