Kryeministri Edi Rama i ka ftuar shqiptarët në urimin e tij të mëngjesit, që të bëhen pjesë e konkursit për drejtorë të ALUIZNI-t në 16 drejtori të vendit.

Rama ka postuar edhe informacionin e duhur rreth dokumenteve dhe kritereve të pranimit.

Drejtoritë ku kërkohen drejtues: Tiranë, Durrës, Dibër, Berat, Elbasan, Fier, Korçë, Kavajë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Sarandë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër.

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 23 tetor dhe për t'u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit, mjafton një klikim në këtë link: 
http://www.aluizni.gov.al/url-shpallje/

Forca  dhe suksese