Një mijë leje legalizimi të sapo miratuara ka nisur të shpërndajë Drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës. Specialistët e kësaj drejtorie po i shpërndajnë lejet e legalizimit  shtëpi më shtëpi, të shoqëruara edhe me një kartolinë urimi për festat e fundvitit. Kreu i ALUIZNI-t në Durrës, pasi u ka dorëzuar dy lejet e para të legalizimit pronarëve të shtëpive që përfituan nga ligji i ndërtimeve informale, tha se deri për festën e Krishtlindjeve, në datën 25, lejet e legalizimit do të dorëzohen në secilën nga banesat përfituese. 

Pronarët më të rinj të këtij procesi janë shprehur të kënaqur për faktin që leja e legalizimit iu erdhi në shtëpi bashkë me urimin për festat. 

Deri tani, drejtoria e ALUIZNI-t për qarkun Durrës ka shpërndarë 8 mijë leje legalizimi, ndërsa fazën e kualifikimit e kanë kaluar 11 mijë të tjera.

K.H.