Autoriteti i Medias Audiovizive urdhëron rindezjen e transmetimeve analoge dhe shtyrjen e fikjes së tyre edhe me 4 muaj të tjerë.
Vendimi u bë publik nga kreu i AMA, Gentian Sala gjatë një konference për median me gazetarët mesditën e sotme, i cili deklaroi se fikja e transmetimeve analoge do të bëhet më 15 janar 2019.
"Ne mendojmë që gjëja më e mirë është të shtyhet ky proces. Nuk ka të humbur nga ky proces. Qytetarët që kanë blerë dekoderët mund të shikojnë më shumë kanale dhe qytetarët që nuk i kanë blerë, do kenë më shumë kohë për të blerë dekoderat. Kjo nuk do të thotë rindezje e transmetive dixhitale të paautorizuara, do të thotë rindezje e transmetimeve analoge të liccensuara nga Autoriteti i Mediave."





