04 janar 2015 – Një periudhë aspak e lehtë për Amal Alamuddin, avokaten e specializuar në fushën e të drejtave të njeriut, njëherësh bashkëshortja e aktorit George Clooney.
Gruaja rrezikon seriozisht të arrestohet në Egjipt, për shkak të një hetimi që ka zbuluar mangësitë e pretenduara në sistemin gjyqësor të vendit të Afrikano-Verior. Amal e ka treguar gjithë çështjen në një intervistë për “The Guardian”, ku ka folur për një hetim lidhur me arrestimin e tre gazetarëve të Al-Jazeera, të cilët i ka cilësuar si viktima të “çmendurisë” së sistemit gjyqësor egjiptian.
Amal, shprehet skeptike lidhur me pastërtinë e sistemit gjyqësor egjiptian, duke vënë re një mungesë drejtësie dhe koordinimi, mes magjistraturës, qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. 





