Viti që sapo u mbyll ka qenë mjaft i suksesshëm për Amanda Seyfried, e cila gjatë këtyre ditëve ndodhet në Sundance për të promovuar filmin mbi jetën e pornostares së famshme Linda Lovelace.

Në filmin “Lovelace” Seyfried interpreton protagonisten e filmit të famshëm pornografik “Gola profonda”. Filmi dhe roli i saj në veçanti duket se e kanë përmirësuar jetën seksuale të Seyfried, pasi siç shprehet vetë aktorja 27 vjeçare tashmë ka mësuar ta njohë më mirë trupin e saj.

Një rol ky shumë i ndryshëm nga ai i filmit tjetër “Të mjerët”, ku Seyfried është një nga aktoret protagoniste dhe interpreton jetimen Kozetë, vajzën e adoptuar të Zhan Valzhanit. Një karrierë në ngjitje cilësohet me plot gojën ecuria e deritanishme e aktores dhe këngëtares Seyfried, që po shijon në maksimum majat e suksesit.