E buzëqeshur, plot sharm dhe elegante ashtu siç di të jetë ajo, Amarda Toska ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Të shumta ishin pyetjet e vogëlushëve rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin, Ermal Mamaqi.
A bëni “Xing me Ermalin” në shtëpi?
Po, bëjmë… e di çfarë ka Ermali të keqe në shtëpi. Pastën e dhëmbëve e le të hapur te kapaku, merr lugën dhe e lë sirtarin e hapur, ose dritat në shtëpi nuk i fik, edhe këto gjëra më bezdisin. Në shtëpi nuk është i kujdesshëm.
Kush ka më shumë lekë, ti apo Ermali?
Si mendon ti, të mos ketë burri pak më shumë lekë? Unë them, burri duhet të ketë pak më shumë lekë se gruaja.
Ermali është nevrik apo romantik?
Bëhet nevrik kur i lëviz ndonjë gjë nga plani i tij. Është njeri si gjithë të tjerët, por nga ana tjetër është dhe shumë romantik.
Kam dëgjuar që martesa është dy gisht mjaltë dhe dy gisht baltë, çfarë ke më shumë ti?
Martesa ime i ka të dyja, por ti je i vogël, kur të rritesh do e kuptosh…





