“Amazon” thotë se ka ndaluar shitjet e huaja të farërave në SHBA, pasi mijëra amerikanë morën pako farërash të pa kërkuara në postë, shumica nga Kina.
Gjiganti i shitjes me pakicë në internet i tha BBC se tani do të lejojë vetëm shitjen e farërave nga shitësit me bazë në SHBA. Zyrtarët amerikanë thanë se kopshtarët nuk duhet të mbjellin fara me origjinë të panjohur. Paketat besohet të jenë pjesë e një mashtrimi global.
Udhëzimet e reja të Amazon, në fuqi që nga 3 shtatori, gjithashtu ndalojnë shitjen e farërave brenda Amerikës nga banorë jo-amerikanë. Ai shtoi se shitësit mund të ndalohen nëse nuk ndjekin udhëzimet e reja.
Por shitësi me pakicë nuk ka konfirmuar nëse ndalimi i tij do të shtrihet në vendet e tjera. Lajmi për ndryshimin e politikës u raportua së pari nga Wall Street Journal. Të paktën 14 specie bimësh janë identifikuar midis paketave mister, duke përfshirë nenexhik, livando dhe trëndafila.
Paketat e farës së pa kërkuar po raportohen gjithashtu në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Muajin e kaluar autoritetet skoceze i këshilluan njerëzit të mos merren me farërat, nga frika se mund të dëmtonin ekosistemet lokale.
Në një azhurnim më 11 gusht, Departamenti i Bujqësisë i SHBA (USDA) tha se ekspertët që analizonin farërat gjetën pak probleme me to dhe se Kina po ndihmonte në hetime.
Por USDA ka paralajmëruar njerëzit kundër mbjelljes së farërave, duke thënë se ato mund të jenë specie jo-vendase ose të mbartin dëmtues dhe sëmundje.
Të ashtuquajturat mashtrime “pastrimi” përfshijnë shitës që dërgojnë sende me vlerë të ulët si fara ose unaza. Çdo “shitje” e rremë më pas gjeneron një rishikim në internet që duket se rrit legjitimitetin e shitësit.