Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qyetarëve që kanë një vizë amerikane ta përdorin në mënyrë korrekte.
Ambasada theksoi se është përgjegjësia e çdo personi që ka vizë që të plotësojë dhe respektojë kushtet e vizës amerikane. Më tej ata theksojnë se duke mos u respektuar afati i autorizuar mund të ndikojë në të ardhmen kur personat duan të udhëtojnë në SHBA.
“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara,” shkruhet në postim.





