Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim në faqen zyrtare në "Facebook", në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë këngëtarët shqiptarë që duan të performojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një mundësi tjetër që jepet për shqiptarët nga SHBA, është edhe për muzikantët. Ata mund të performojnë në Shtetet e Bashkuara, por duke pasur llojin e duhur të vizës. Për më shumë informacion, Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një status në "Facebook" dhe fton të informoheni për këtë mundësi.
"A e dini se muzikantët shqiptarë mund të performojnë në Shtetet e Bashkuara? Duhet të siguroheni që të keni llojin e duhur të vizës (P3) dhe të zbatoni të gjitha rregullat – si për shembull të performoni vetëm për peticionerin tuaj", thuhet në statusin e Ambasadës Amerikane.





