Tre ditë para protestës së opozitës, ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të shmangin vendet ku do të grumbullohen protestuesit.

Në një postim në faqen zyrtare, ambasada jep informacion mbi demonstrimin e së premtes dhe jep disa këshilla për shtetasit e saj. 

POSTIMI I PLOTË

Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të premten, më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00. 

Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. 

Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.