Ambasada Amerikane në Tiranë i kushton një vëmendje të veçantë olimpiadës kuqezi. Në një postim të publikuar në “Facebook”, adresa zyrtare e ambasadës kujton gjithë shqiptarët të mos harrojnë të ndjekin garimin e atletes Luiza Gega, e cila është edhe shpresa më e madhe e delegacionit shqiptar për një medalje.

“Mos harroni ta ndiqni Luiza Gegën në Lojërat Olimpike në Rio! Ajo do të konkurojë në garën për 1500m për femra, të premten më 12 gusht dhe në garën për 3000m, të shtunën më 13 gusht. A do të jetë Luiza, atletja e parë që do të sjellë në Shqiperi një medalje nga lojërat olimpike? Shumë fat dhe suksese për Luizën dhe të gjithë sportistët shqiptarë!”, shkruan në postim selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e ilustron këtë postim me foton e atletes dhe atë të delegacionit kuqezi që ka udhëtuar drejt Rio-s për ytë mbajtr lart flamurin shqiptar.