Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar për lotarinë Amerikanë.
Aplikimet për programin e Lotarisë Amerikane 2019 do të nisin më 3 tetor 2017. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e “Facebook”-ut të ambasadës.
“Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.