Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar fjalën e Sekretares amerikane të Thesarit Janet L. Yellen, e cila ka shpallur një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.

Yellen ka deklaruar se ky rregull do të çojë përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në SHBA e botë.

Postimi:

Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet L. Yellen shpalli një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave. “Ky rregull do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit – si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Lexoni deklaratën e plotë të Sekretares së Thesarit Yellen mbi rregullin e ri bazuar në Ligjin e Transparencës së Koorporatave duke klikuar më poshtë. Për të lexuar detajet mbi Ligjin e Transparencës së Koorporatave, ju lutemi të klikoni këtu  https://bit.ly/3rh8rdl