Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin për kryeministrin e ri, në të cilin presidenti Hashim Thaçi propozoi Avdullah Hotin nga LDK.
Ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook, e ka mirëpritur vendimin e Kushtetueses, njëkohësisht ka mirëpritur thirrjet nga drejtuesit politikë që ky vendim të respektohet.
“Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kohën për diskutime tregon #Kosovo sundimin e ligjit në punë. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e drejtuesve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj”, shkruan ambasada amerikane në Twitter.





