DURRËS, 8 maj 2014 –  Tani Departamenti amerikan i Shtetit merret vet me kualifikimin e doganierëve shqiptarë duke organizuar me punonjës të ambasadës në Tiranë trajnim 5-ditor për Analizën e Riskut.

Të premten, më 9 maj 2014, në kuadër të trajnimeve të stafit të ri menaxhues në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare pranë ambasadës amerikane përfundon trajnimin me temë “Identifikimin dhe Menaxhimin e Riskut” që filloi më 5 maj 2014.

Trajnimi mbahet nga ish-oficerë të Zyrës Amerikane për Mbrojtjen e Doganave dhe Kufijve.

Trajnimi përfshin teoritë bashkëkohore për Analizën e Riskut, modelin Asycuda si dhe përqendrohet në zbatimin praktik taktik në terren të metodave të Analizës së Riskut.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/