Një ditë para protestës së opozitës, ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj në vendin tonë, të tregohen të kujdesshëm gjatë kësaj dite si dhe të shmangin lëvizjet në zonat si Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe Sheshi Skënderbej.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Pikat ku do të bëhet mbledhja e njerëzve përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, lagjet e mëposhtme në Tiranë, Shqipëri:

  • Bulevardi Deshmoret e Kombit, në afërsi të Zyrës së Kryeministrit
  • Sheshi Nënë Tereza
  • Sheshi Skënderbej

Ngjarja: Një demonstrim pritet të bëhet më 27 janar 2018, duke filluar nga ora 10:00. Grupi ka për qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve dhe anëtarët e familjes janë të udhëzuar për të shmangur këto vende gjatë protestave.

Veprimet për tu ndërmarrë:

  • Shmangni Bulevardin Deshmoret e Kombit, Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza.
  • Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.
  • Monitoroni mediat lokale për përditësime.
  • Mbani një profil të ulët.