Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada amerikane apelon qytetarët që të qëndrojnë të sigurtë brenda shtëpive të tyre.
“Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura.”





